Arifi dëshmon mbështetjen e votuesve, vazhdon me investimet kapitale

Aksi rrugorë Ropalcë-Mateç në komunën e Likovës, pas kryerjes së punimeve përgatitore, siç janë tamponimi, rregullimi i kanalizimit atmosferik, vendosja e skajoreve përgjatë rrugës, ka arritur edhe deri tek faza finale shtruarja me asfalt, andaj organet komunale të Likovës apelojnë qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative për transport, pasi që e njëjta do të mbyllet deri sa të kryhet asfaltimi. Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi përmes një postimi në FB.

Marketing

“Të nderuar banorë të Komunës së Likovës, JU NJOFTOJM se pas përfundimit të punëve të tokës, rregullimit të kanalizimit atmosferik, tamponimit e tjerë, do të filloj ASFALTIMI i rrugës në aksin Ropalcë – Mateç, d.m.th. kjo pjesë e rrugës do të bllokohet, prandaj KËRKOJM nga të gjithë banorët që për qarkullim të përdorin rrugët e tjera alternative”, Ju faleminderit për mirëkuptim. Thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Marketing