“Sot filloj asfaltimi i shtresës së parë të rrugës regjionale Likovë-Hotël-Mateç.”, ka njoftuar kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi.
Ai njëherit informon qytetarët e këtij rajoni se rruga do të jetë e bllokuar deri në mesnatë, gjegjësisht deri në përfundimin e punimeve.
Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se rruga regjionale LIKOVË-HOTËL-MATEÇ, do të mbetet e bllokuar deri në ora 00:00 (24′). Arsyeja është se punimet do të bëhen deri në atë pikë sa komplet ajo pjesë e asfaltimit e paraparë të kryhet dhe të bëhet si duhet !
– Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj !, ka shkruar në facebook kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi.