Arifi finalizoi edhe një projekt në komunën e Likovës

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi së bashku me banorët e fshatit Mateç kanë përuruar trotuarin prej 1000 metrave. Projekti u realizua fal bashkëpunimit të komunës dhe Shoqatës ” Edhe un jam Mateçi “. Kryetari Arifi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që kontribun për realizimin e këtij projekti.

Marketing

– Përurimi i rregullimit të trotuarit në gjatësi prej1000 m në f. Mateç.
– Ky projekt u realizua në bashkëpunim të ngusht me Shoqatën ” Edhe un jam Mateçi ” , ku komuna ka siguruar:
-Pllakat e betonit,
-Tamponin,
-Rërën,
-Skajoret e mëdha dhe
-Skajoret e vogla, ndërsa

Shoqata ” Edhe un jam Mateçi ” , ka siguruar:
-Punën e dorës dhe
-Cimenton.

– Falemenderim dhe Rrespekt të pakufizuar për të gjithë gurbetçarë, që kontribuan për këto punë të hajrit.
– BASHKË GJITHMON MUNDEMI MË SHUMË !, ka theksuar kryetari i Likovës Erkan Arifi.