Arifi: Komuna e Tetovës filloi me shpërndarjen e laptopëve për nxënësit që kanë mungesë të pajisjeve

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka bërë të ditur se institucioni që ajo e drejton
ka filluar me shpërndarjen e laptopëve për nxënësit që kanë mungesë të pajisjeve dhe nuk kanë mundësi ta ndjekin procesin mësimor online informon TetovaSot.
Arifi tha se bëhet fjalë për 300 laptopë të shkollave të cilët nxënësit do t’i marrin në përdorim në shtëpi përderisa është në fuqi vendimi i qeverisë për mbyllje të shkollave dhe mësim online.

Marketing

Marketing