Arifi me apel për banorët e Likovës

Numri i të prekurve nga corona virusi Covid19 sot arrin 6 persona në komunën tonë për fat të keq, d.m.th., Sot u shtuan edhe tre persona andaj, Apelojmë duke Ju lutur të gjithë banorëve të komunës së Likovës, që mos të lëvizin – qarkullojnë në drejtim të qytetit të Kumanovës dhe kryeqytetit të Shkupit pa nevojë, por vetëm kur është e patjetërsueshme.

Marketing

Të ruajmë shëndetin e familjes, fshatit, komunës ku jetojmë dhe shtetit në përgjithësi.

Nga gjendja e krijuar këtyre ditëve, realisht del se nuk ju kemi përmbajt në përpikmëri të gjithë sa duhet masave – rregullave të kërkuara – të nevojshme për mbrojtje, prandaj edhe nevojitet përkujdesje edhe më e madhe në ditët në vijim, pasi të gjithë po e theksojnë se tani më veç më jemi në fazën kritike – me rrezikshmëri të madhe për infektim.

Nga ajo që e theksuam më lartë duam të themi, duke ju lutur po njëjtë sikurse që i lutet nëna, birit vet, #QëTëRrijmëNëShtëpi.

Kërkojm mirëkuptim !

#RriNëShtëpi
#JuLutemi
#MeKëtRuajmVetenFamiljenFshatinKomunënTonë