Arifi me apel: Të ruajmë shëndetin e familjes, fshatit, komunës ku jetojmë dhe shtetit në përgjithësi!

Në Komunën e Likovës, numri i të prekurve nga Kovid 19, vazhdon të rritet.Kryetari i kësaj komune, Erkan Arifi përmes rrjetit social fejsbuk,apelon banorët që mos të lëvizin – qarkullojm në drejtim të qytetit të Kumanovës dhe kryeqytetit të Shkupit pa nevojë, por vetëm kur është e patjetërsueshme.
Ja postimi i tij i plotë:

Marketing

Numri i të prekurve nga corona virusi Covid19 në komunën tonë për fat të keq dita ditës po rritet, ku numri veç më i konfirmuar është 13-të, andaj, Apelojmë duke Ju lutur të gjithëve banorëve të komunës së Likovës, që mos të lëvizim – qarkullojm në drejtim të qytetit të Kumanovës dhe kryeqytetit të Shkupit pa nevojë, por vetëm kur është e patjetërsueshme. Të ruajm shëndetin e familjes, fshatit, komunës ku jetojmë dhe shtetit në përgjithësi.Ju lutemi që në përpikmëri të gjithë ti përmbahemi masave – rregullave të kërkuara – të nevojshme për mbrojtje, pasi nevojitet përkujdesje edhe më e madhe këto ditë, pasi të gjithë po e shohim se tani më jo vetëm në Kumanovë, po edhe tek ne ka kaluar numrin 10, dmth më jemi në fazën kritike – me rrezikshmëri të madhe për infektim.
Nga ajo që e theksuam më lartë duam të themi, duke ju lutur po njejtë sikurse që i lutet nëna, birit vet, #QëTëRrijmëNëShtëpi.

Kërkojm mirëkuptim !

#RriNëShtëpi
#JuLutemi
#MeKëtRuajmVetenFamiljenFshatinKomunënTonë