Arifi: Në vitin 2020 dy investime kapitale, vitin tjetër rikonstruimi i rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Gjoce Stojçevski”

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të rikonstruohet rruga “Goce Dellçev”.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Njësinë e zjarrfikësve të Tetovës ku arriti pajisje e re, Arifi tha se procedurat kanë përfunduar, ndërsa punët ndërtimore pritet të fillojnë në pranverë.

Rruga “Goce Dellçev” e gjatë mbi një kilometër i lidh lagjet e vjetra  të qytetit dhe vlen  si një nga rrugët më të dëmtuara.

“Janë përfunduar të gjitha procedurat. Pritet në javët e para të pranverës të fillohet me punë. Atë rrugë dhe rrugën “Gjoce Stojçevski” i morëm si financa nga Banka Botërore dhe njejtë  i përfunduam  punët  parapërgatitëse. Ne tenderuam një pjesë të vogël që nuk ishte mbuluar me ato mjete që ishin dhënë si para nga Banka Botërore. Konsideroj se atë rrugë dhe “Gjoce Stojçeski”-n  do t’i  përfundojmë diku deri në verë”, deklaroi Teuta Arifi.

Sipas saj, edhe pse viti 2020 ishte i rëndë janë përfunduar dy projekte kapitale për qytetin.

“Një vit me sfida të mëdha,  ekonomike dhe shëndetësore. Konsideroj  se për ne megjithatë krahas të gjitha këtyre  sfidave  arritëm të përfundojmë një pjesë   të projekteve të mëdha të cilat i kanë bul. (“Vidoe Smilevski-Bato”/Industriska) si dhe furnizimi i autobusëve si dy projekte kapitale për qytetin. Ashtu shpresojmë se vitin e ardhshëm  do t’i rrisim  ende më shumë kapacitetet tona  të cilat do të na mundësojnë më lehtë  ta bëjmë punën tonë”, theksoi Arifi.

Në faqen e Fejsbukut të Arifit dhe Komunës është publikuar një video e cila i paraqet  shumicën e projekteve të realizuara në vitin 2020.