Shumë shpejt do fillojnë procedurat për rekonstruimin e terreneve të hapura sportive – multifunksional, në shkollat fillore komunale : ” Dituria ” , ” Rilindja ” dhe ” 5 Tetori ” .
Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, njëjtë sikurse gjatë vitit kaluar – 2019, edhe këtë vit, me tempo të njëjtë do të vazhdoj investimet në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e procesit edukativo – arsimor.
Prandaj, sot nga afër vizitoi gjendjen e terenit të hapur sportiv në SHFK ” Dituria ” , f. Likovë, gjatë cilës njoftoi stafin e shkollës se shumë shpejt do merren të gjitha aktivitetet e nevojshme për rekonstruimin e tërësishëm të tij.
Gjithashtu, rekonstruime të këtilla, do të kryen edhe në terrenet e hapura sportive në shkollat fillore komunale : ” Rilindja ” , f. Llojan dhe ” 5 Tetori ” , f. Nikushtak.