Arifi: Po zhvillohen me dinamikë të lartë punimet për ndërtimin e Lapidarit tek varrezat e Dëshmorëve në Sllupçan

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se janë duke rrjedhur me dinamikë të madhe punimet për ndërtimin e Kullës përkujtimore – Lapidari në fshatin Sllupçan, konkretisht tek varrezat e Dëshmorëve.

Marketing

Ky është njoftimi i Arifit në profilin e tij facebook:

“Punimet për ndërtimin e Kullës përkujtimore – Lapidarit tek varrezat e Dëshmorëve në f. Sllupçan, po kryhen në përputhje me Planin dinamik.

#MbajmëPremtimet

#BashkëMëTëFortë

#BashkëVazhdojmë”

Marketing