“Tetova po përjeton një dhimbje të madhe”, ka deklaruar kryetarja e Tetovës, Tetuta Arifi. Ajo njëherit ka ftuar organet kompetente që të hetojnë rastin. Pas tragjedisë Komuna e Tetovës ka shpallur tre ditë zie.
“Është konfirmuar që bëhet fjalë për 14 viktima dhe 12 të tjerë të cilët kanë mbietuar dhe siç informohem janë në gjendje stabile… Të jemi të gjithë së bashku në këtë dhimbje të madhe dhimbje teje të thellë. Të gjitha institucjonet duhet të bëjnë punën e tyre që çdo informacion të jetë i verifikuar dhe i sakt. Në kto kohëra kur jemi plot me dhimbje më së paku na duhen informacione të cilat nuk janë të sakta dhe që mund të shkaktojnë huti tek qytetarët.” tha kryetarja e Tetovës, Tetuta Arifi.