Arifi:Intervenohet në rrugët me ngrica në territorin e Komunës së Likovës

Kryetari i komunës së Likovës,Erkan Arifi ka bërë të ditur se po intervenohet në rrugët me ngrica në territorin e Komunës së Likovës.

Marketing

– Gjatë ditës së sotme u intervenua në akset rrugore me hudhjen e krypës dhe rërës përkatëse, edhe atë:

1. Prej te varrezat e fshatit Likovë – SHMK “Ismet Jashari” – SHFK “Dituria” – Objekti i Komunës e deri tek Shtëpia e shëndetit dhe

2. Në rrugën lokale f. Mateç – f. Vishticë – f. Nikushtak.

– U intervenua në këto lokacione pasi që qarkullimi nga ngricat ishte i rrezikshëm -thotë Arifi https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10157709849883930&id=180353348929