Arijan Ademi ka shkëlqyer me dy gola në fitoren bindëse të Dinamo Zagrebit ndaj Hapoel Beer-Sheva në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve të premten.
Dinamo ishte nikoqir i Beer-Sheva në “Maksimir” në Zagreb, dhe i mposhti mysafirët me rezultat të thellë 5-0, pothuajse duke e vulosur kualifikim në rundin e tretë kualifikues
Pas rreth 20 minutave lojë, Izet Hajrovic, e kaloi Dinamon në epërsi. Tetë minuta pas tij, ishte Mislav Orsic që e ngriti në 2-0 epërsinë e vendasve.
Në pjesën e dytë në skenë u shfaq futbollisti shqiptar i Maqedonisë, i cili me dy gola të shpejtë e çoi epërsinë e Dinamos në 4-0.
Arijan Ademi shënoi në minutat 51 dhe 52.
Diku dhjetë minuta para fundit, fitoren e kroatëve e vulosi Armin Hodzic.
Dinamo Zagrebi pothuajse e ka siguruar kualifikim në rundin e tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, por do ta ketë edhe ndeshjen e kthimit në udhëtim te izraelitët.