Arilena do e këndon “Shaj” në anglisht

Këngëtarja që do ta përfaqësojë Shqipërinë sivjet në Eurovizio, Arilena Ara ka treguar disa gjëra rreth këngës “Shaj”

Marketing

“Në Los Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas fitores surprizë realisht për mua më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës”.

“Kënga do dalë shumë shpejt, por dua të them që meqenëse kënga u ndërtua në fillim në variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga Shaj. Është në të njëjtin karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër” , ka deklaruar Arilena, shkruan vizionplus.

E pyetur për performancën, veshjen dhe detaje të tjera, Arilena ka zbuluar një suprizë, të cilën është duke e përgatitur për skenën e madhe të Eurovizionit.

“Nuk mund të mos themi që kemi një ide për performancën, megjithatë nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”, ka përfunduar Arilena.