Një ari tërësisht i ka shkatërruar kosheret e bletave të bletarit dibran Argjent Kaçallniku. Mysafiri i paftuar tre herë “ka qëndruar” në koshere, që ndodhet në hyrje të qytetit në afërsi të rrugës rajonale Dibër – Mavrovë dhe është ëmbëlsuar me mjaltë nga arkat e mbushura.
“Janë shkatërruar tërësisht të gjitha 19 kosheret e bletëve. Herën parë tetë, ndërsa pastaj tjerat. Pas disa viteve prodhim minimal të mjaltit, këtë vit është dashur të kem prodhimtari të mirë. Kam planifikuar që me paratë e fituara nga shitja e mjaltit ta rrisë numrin e bletëve dhe koshereve, por ja gjithçka dështoi”, tha Kaçallniku.
Sipas drejtuesit të Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Dibër, Arben Mulladauti është është kryer ekspertizë, si nga njësiti ashtu edhe nga Stacioni i policisë me kompetencë të përgjithshme për dëmin dhe për shkaqet.
Ndryshe, sipas ligjeve të vendit, ariu është kafshë mbrojtëse. Dëmin që e bëjnë këta kafshë në ekonomi të ndryshme pas vlerësimit të dëmit e paguan shteti.