Arjola Demiri: Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqishme

Aktorja ka një mesazh të fuqishëm për gratë.

Marketing

Arjola Demiri është goxha e angazhuar në aktrim, e cila me disa role ka marrë zemrën e publikut.

Demiri është shumë aktive edhe me fotosesione të reja, në të cilat pranon komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Përmes fotografisë së fundi, aktorja ka një mesazh për të fuqizuar figurën e gruas dhe thotë se nuk duhet kërkuar falje që je një grua e fuqishme.

“Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë keqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam e mbijetuar dhe jo viktimë. Unë jam në kontroll të jetës time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqishme”, ka shkruar Arjola.