Arjola përkrahë Ilirin dhe bën këtë gjest ndaj gruas së tij

Arjola Demiri poston fotografinë e Ilirit dhe bën këtë veprim ndaj bashkëshortes së balerinit.

Marketing

Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri e kanë nisur ditën duke kujtuar ish banorët me të cilët krijuan raporte shumë të mira brenda Big Brother VIP.

Moderatorja përshëndeti Dj Dagz, me të cilin krijoi një lidhje, ndërsa balerini mori foton e Arjola Demirit.
Iliri dhe aktorja e njohur janë njohur brenda BBV dhe kanë krijuar një shoqëri të mirë që ditët e para që hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje Iliri në një moment i kishte thënë asaj “nga sot e deri në fund bashkë”.

Tani që Arjola nuk është pjesë e finales së madhe, Shaqiri herë pas here e kujton atë dhe duke iu drejtuar kamerave shprehet: “Arjola motra, më mungon zëri yt”.

Lidhur me përshëndetjen e sotme ka reaguar aktorja duke ka postuar në “Instastory” një imazh ku Iliri shfaqet me foton e saj në dorë.

“Shpirti i motrës”, shkruan aktorja e njohur në postimin e saj, ku gjithashtu ka lënë edhe numrat e telefonit me të cilët publiku mund të votojë balerinin e njohur që të jetë fituesi i BB VIP.
Gjithashtu vëmendje në këtë postim mori edhe etiketimi që i kishte bërë bashkëshortes së Ilirit, Emanuela Morini, të cilës i kishte bashkëngjitur emojin me kurorën e mbretëreshës.