“Arka”, nuk janë amnistuar Grujevski e Mijallkov, por dëshmitarët

Në gjykimin për lëndën e PSP-së “Arka” për furnizim joligjor të pajisjes së softuerit për përgjimin në DSK, avokatët e të arratisurit Goran Grujevski kanë dorëzuar vendimin e Gjykatës supreme të Greqisë me çka ai lirohet nga ekstradimi.

Marketing

Por, gjykatësja e krimit të organizuar Xheneta Begtoviq e cila ka cituar dokumentin e procesverbalit, nuk e lexoi se ai është i lirë për shkak të faljes nga Ivanovi, si që gjithë kohën pohojnë avokatët.

“Dua që opinioni të mos ketë edhe më tej huti. Goran Grujevski, as edhe të tjerët në ‘Arka’: Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq nuk janë të amnistuar në këtë lëndë. Në këtë lëndë, presidenti ka amnistuar dëshmitarët, jo dhe të akuzuarit”, ka thënë prokurori i PSP-së Artan Ajro.