Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur sërish të mposht Kombëtaren e Hungarisë, këtë herë si mysafir.
“Kuq e Zinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0 – 1.
Pjesa e parë mbaroi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.
Berat Gjimshiti mori një lëndim që në pikëpamjen e parë u pa si i rëndë duke u larguar me barela nga fusha.
Në pjesën e dytë, Shqipëria ishte dukshëm më e mirë. Mryto Uzuni humbi dy raste një kundër një përball portierit.
Ishte i inkuadruari Armando Broja që si në ndeshjen e kaluar, vulosi fitoren e “Kuq e Zinjëve”.
Broja mori një pasim nga Bare dhe pastaj nga një kënd shumë i vështirë ia doli të shënojë (80′) – VIDEO.
Ky gol ishte i mjaftueshëm që Shqipëria të arkëtoi pikët e plota dhe tani renditët e dyta me 15 pikë, derisa Hungaria zë vendin e katërt me 10 sosh.