Armata, promovohen 29 toger të ri

Armatës së vendit iu shtuan edhe 29 toger të rinjë, të cilat kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në drejtimet makineri, elektronik, teknika kompjuterike, arkitektur, ndërtimtari, mjekësi, drejtimet e gastronomisë, teknologji tekstile, komunikacionit rrugor, psikologji, ekonomi dhe drejtësi. Ata kishin 6 muaj kurs plotësues për përgatitje adekuate profesionale me çka kishin kaluar të ghitha sfidat me sukses dhe u promovuan në officer për shërbimet e armatës.

Marketing

“Unë jamë i bindur se edhe ju, sikurse edhe kolegët tuaj e meritoni këtë vend, dhe përgatitje dhe përkushtimi i juaj që poashtu me sukses të jeni në shërbim të detyrave dhe obligimeve të armatës. Me të vërtet më paraqet kënaqësi që po pasurohet barazia gjinore po vazhdon të ritet dhe kjo është edhe një qështje që na pasuron neve si armatë. Në këto 29 persona ka 17 meshkuj dhe 12 vajza, dhe dëshiroj që kjo le të shërben vetëm si dëshmi se profesioni i shërbimit në armatë nuk bënë dallime gjinore, por vetëm kuadro kualitative, kuadro të përkushtuara dhe profesionale.”, tha zëvendës ministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani.

Këto 29 toger, kursin dhe përgatitjen profesionale e kanë përfunduar në vend, derisa avancimin dhe rritjen e gradave ushtarake do të mund ta bëjnë në të gjitha vendet anëtare të NATO-së.