Armata shënon ditëlindjen e 27-të

Në Qendrën e Armatës për trajnim në ujë në Ohër, sot, do të mbahet solemniteti qendror me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës.

Marketing

Në ceremoninë solemne të ditëlindjes së 27-të të Armatës, me fjalim përkatës do të drejtohen presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Në solemnitet do të marrin pjesë përfaqësues nga kreu më i lartë shtetëror dhe ushtarak të vendit, ish-ministra të Mbrojtjes dhe shefa të SHM-së, gjeneralë të pensionuar, përfaqësues të korit diplomatik, institucione me të cilat bashkëpunon Armata dhe të terë.

Në shënimin e ditëlindjes së Armatës do të marrë pjesë edhe komandanti i Gardës nacionale të Vermontit, koloneli Gregori Najt i ciki është për vizitë disa ditore në vend dhe me rastin e shënimit të edhe një jubileu – 25 vjet nga bashkëpunimi bilateral.

“Ne jemi këtu dhe çdoherë do të japim mbështetje në NATO dhe njëkohësisht presim të bëheni anëtarja e 30-të e Aleancës”, ka thënë koloneli Najt i cili paralajmëroi se në periudhën në vijim planifikojnë ta rrisin nivelin e bashkëpunimit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Shekerinska theksoi se partneriteti 25 vjeçar me GK të Vermontit është ndërtuar në arritjet e Armatës tonë, të sistemit tonë mbrojtës dhe shënohet pikërisht në kohën kur praktikisht i numërojmë ditët e fundit deri tek anëtarësimi ynë i plotfuqishëm në NATO.
Midis mysafirëve të festës qendrore të Ditës së Armatës do të jetë edhe delegacioni i lartë i Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, i kryesuar nga shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral Andrej Bocev, i cili gjithashtu qëndron për vizitë disa ditore në vend.

Kundrejt Ditës së Armatës, dje në kazermën “Ilinden” në Shkup është kryer qitje artilerike nderi me qitjen e 10 plotunëve nga gjashtë pajisje artilerike (top 205 mm). .