Armëpushim i përkohshëm në Mariupol, 400 mijë ciliv mund të largohen

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se ditën e sotme pritet që të respektohet një armëpushim i përkohshëm nga ora 10:00 e mëngjesit me orën lokale deri në orën 21:00.

Marketing

Armëpushimi do të shërbejë për evakuimin e 400 mijë civilëve të cilët mund të largohen nga korridoret e përcaktuara që prej orë 12:00 me orën lokale.

Ditën e djeshme Ukraina tha se forcat ruse vazhduan që të bombardojnë korridoret e evakuimit që duhet të ishin hapur. Mirëpo Rusia fajësoi “nacionalistët” ukrainas për ndalimin e largimit të civilëve.