Arnaudov dhe Vasilevski nuk duan të tregojnë nëse do të votojnë për marrje të imunitetit parlamentar të Gruevskit

Deputetët Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski në dalje nga Gjykata Penale, në pushimin e gjykimit të sotëm për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në pyetjen e gazetarëve nëse do të votojnë për marrje të imunitetit parlamentar të Nikolla Gruevskit në Kuvend, thanë se nuk janë të njoftuar, se janë në gjykatë dhe nuk mund ta dinë se çka ndodh në Kuvend.

Marketing

Arnaudov potencoi se edhe atij ia kanë marrë mandatin, dhe askush nuk ka thënë asgjë, ndërsa kontestuese është edhe ajo që deputeti Pavle Bogoevski që e udhëheq Komisionin kuvendor për emërime ku shqyrtohet marrja e imunitetit, është involvuar si dëshmitar në këtë proces gjyqësor.

“Duhet të shkojmë në Kuvend, dhe atje të tregojmë se çka ndodh. Me të vërtetë asgjë nuk di se çka ndodh. Edhe mua ma morën mandatin dhe askush asgjë nuk më pyeti. Njeriu i cili e udhëheq seancën direkt është i involvuar në këtë proces dhe është kryetar i komisionit. Konsiderojmë se Pavle Bogoevski është prekur, sepse ishte dëshmitar në gjykim, ndërsa ka kryesur me atë komision. Nuk ka logjikë…Ta dëshmojmë se nuk është ashtu ajo që duan të na e imponojnë, dhe për atë do të bisedojmë për punët tjera”, potencon Arnaudov.

I pyetur nëse do të kthehet në gjykim pas pushimit, deputeti Sasho Vasilevski, shkurt tha “gjithsesi kjo është gjykatë”.

Paraprakisht seanca e sotme vazhdoi me shqyrtimin e video incizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Në njërën nga incizimet rreth orës 21:20 shihen dy gra me mantela të bardhë se si hyjnë në njërën nga hapësirat e korridorit. Në ndërkohë paraqitet edhe deputeti Vllatko Gjorçev, se si shkon deri në fund të korridorit, deri para sallës Dlaborez dhe pastaj kthehet sërish nëpër korridor drejt sallës për shtyp. Tërë kohën në korridor ka policë dhe pjesëtarë të NjSSh-së.

Gjatë tërë kësaj kohe në sallën Dlaborez ishin qytetarët të cilët më parë hynë në Kuvend, që mund të shihej në incizimet e kamerës përballë derës së kabinetit të Trajko Veljanovskit në sallën Dlaborez, që ishin lëshuar në seancën e kaluar.

Në orën 21:35 policia dhe pjesëtarët e NjSSh-së kanë hyrë në sallën Dlaborez.

Në orën 21:37 nga njëra hapësirë e korridorit disa nëpunës policor nxjerrin një person të lënduar dhe e dërgojnë në drejtim drejt sallës për shtyp. Pas tyre dalin edhe dy gra me mantela të bardhë. Më vonë në korridor paraqitet edhe i akuzuari Krsto Mukoski.

Shihet Goran Gjoshevski se si shkon i pari dhe i tregon diçka grupit të njerëzve pas tij. Grupi lëviz nga korridori që çon nga salla Dlaborez përmes sallës me kolltuqe drejt sallës për shtyp. I akuzuari Gjoshevski u tregon drejtim edhe personave tjerë pas së cilës dërgohen drejt sallës Dlaborez.

Prokurorja në incizim i potencon Stefan Mlladenovskin, Mitre Mitropovskin, Nikolla Mitrevskin me maskë , Mlladen Dodevski me maskë në kokë, Dejan Davidovski me maskë të zezë në kokë, si dhe një pjesë e sigurimit të Kuvendit.

Marketing