Arnaudov për amnistinë: Jap deklaratë vetëm për 50 euro

Të akuzuarit për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, si dhe avokatët e tyre para fillimit të seancës së sotme nuk donin të tregojnë nëse do të dorëzojnë kërkesë për amnisti pas hyrjes në fuqi të Ligjit për amnisti.

Marketing

I vetmi që nuk i injoroi kamerat ishte i akuzuari Goran Gjoshevski “Levi”, shef i sigurimit të kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovski. Gjoshevski tha se ende nuk e shqyrtuar ligjin dhe nuk ka marrë asnjë vendim.
Deputeti Ljuben Arnaudov në pyetjen e gazetareske nëse do të dorëzojë kërkesë për amnisti tha se deklarata jep vetëm për 50 euro.

Ligji për amnisti me 95 vota “për” dhe asnjë “kundër”, pardje u votua në Kuvend. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thonë se ligji është dërguar deri te kryetari Ivanov i cili duhet ta nënshkruajë.

Që kur Ligji për amnisti do të nënshkruhet nga kryetari i shtetit do të publikohet në “Gazetë zyrtare”, ku edhe hynë në fuqi,ndërsa të akuzuarit kanë 5 ditë afat për të dorëzuar kërkesën.

Pas kërkesave, gjykata do të vendos nëse do të ketë amnisti pas mendimit paraprak nga Prokuroria.