Tani është edhe zyrtare, portieri i Kosovës Arijanet Muric ka nënshkruar për skuadrën e Premierligës Ipswich Town.
Pas rënies të Burnley nga elita, 25-vjeçari ka mbetur në kampionatin anglez duke iu bashkuar rivalit në një marrëveshje që kushtoi 8 milionë euro, por mund të rritet në 10 milionë euro shkaku i bonuseve.
Muric që sezonin e kaluar deri në 10 xhirot e fundit ishte vetëm portieri i dytë i Burnleyt, do të jetë titullar te Ipswichi.
Përmes një video të bukur, Ipswich e prezantoi portierin e Kosovës.
“Mirë se vjen te Town, Aro Muric”, thuhet ndër të tjera në mbishkrim.