Arratiset i paraburgosuri nga Klinika Ortopedike

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:30 është arratisur nga Klinika Ortopedike e SHSKUK-së i paraburgosuri me inicialet A.K.

Marketing

I njëjti që ishte duke u trajtuar në këtë klinikë ishte nën masën e paraburgimit për veprën penale “tentim vrasje”.

Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar, njofton Klan Kosova.
Shërbimi Korrektues i Kosovës në njoftim ka thënë se po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme si shkak i mungesës se dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në SHSKUK.

Marketing