Arratisja e Grubit, ja si e komenton Ambasadorja Amerikane Ageler

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Ageler, e cila mori pjesë sot në një festë para festave në Ndërmarrjen Publike “Lajka”, nuk deshi të komentojë arratisjen e Grubit kur u pyet nga gazetarët, por tha se është e rëndësishme që të ketë përgjegjësi në rastet e korrupsionit.

Marketing

“E dini, vërtet nuk kam asnjë koment për atë që po ndodh me Artan Grubin, nuk e di ku është, mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të jenë përgjegjës për veprimet e tyre dhe shpresoj që ai të jetë një prej tyre mendoj se unë kam qenë shumë i qartë dhe ne në ambasadë kemi qenë shumë të qartë se çfarë mendojmë për këshillin gjyqësor, institucionet e tjera në drejtësi. Duhet të ketë përgjegjësi, por edhe procesi duhet të jetë transparent që njerëzit të kuptojnë, qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse”, theksoi Ageler.

Marketing