Arratisja e Grubit, Mickoski pa përgjigje për vendndodhjen e tij

Ish zv.kryeministri Artan Grubi, vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e rendit. Vizita e tij e paralajmëruar si private u shndërrua në arratisje që nga data 15 dhjetor dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë. Nga Prokuroria nuk japin informacion nëse është arritur të locohet vendndodhja e Grubit. Alsat mëson se Grubi gjendet në Shqipëri dhe po mbahet nën përkujdesje nga një biznesmen i njohur shqiptar. Pyetëm kryeministrin Mickoski, nëse kanë kërkuar ndihmë nga shteti fqinj.

Marketing

“Nuk do të doja të spekuloj por unë i bëj thirrje të gjithë të arratisurve nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet, argumentet dhe dëshmitë para organeve që të mund të nxjerrim konkluzion nëse janë fajtorë për atë që janë të dyshuar apo nuk janë fajtorë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Në rregull por a keni bashkëpunim me vendet tjera, ja për shembull me Shqipërinë konkretisht?

“Nuk mund të zbuloj çfarëdo detaji lidhur me të arratisurit nga drejtësia”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Para dy ditësh në rrjetin social Facebook, u publikuan disa fotografi nga një aheng privat në Strugë, pjesë e së cilës ishte edhe i arratisuri Artan Grubi. Megjithatë, Alsat mëson se ahengu është mbajtur më 14 dhjetor, pak ditë pasi Grubi u vendos në listë të zezë të SHBA-ve, përkatësisht një ditë para se të arratiset. Ditën kur u arratis, Grubi në Facebook shkroi që të mos shpifet kundër tij sepse do të kthehej sapo të përfundonte

Marketing