Për momentin dy hetime janë duke u zhvilluar në MPB për t’u vërtetuar organizimi i arratisjes s ëish-Kryeministrit Nikola Gruevski dhe kush i ka ndihmuar. Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski ka informuar se në kuadër të Ministrisë së Brendshme vijon procedura për vërtetimin e mënyrës se si Gruevski ka braktisur territorin e Maqedonisë. Lidhur me këtë cështje janë përplasur dy partitë më të mëdha në vend LSDM-ja dhe VMRO-ja.
Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot ka informuar se kontrolli i Brendshëm i MPB-së tashmë ka filluar të hetojë cështjen e kycjes eventuale të përfaqësuesve të policisë në planin e arratisjes së ish-Kryeministrit Gruevski. MPB-ja është duke hetuar se në cfarë mënyre Gruevski ka braktisur Maqedoninë, dhe nëse ka patur ndihmë nga jashtë.
“Në kuadër të MPB-së në vazhdë e sipër është procedura e vërtetimit se si ish-Kryeministri Gruevski ka braktisur Maqedoninë. Departamenti i kontrollit të brendshëm është duke zbatuar procedurë për involvim të mundshëm të zyrtarëve policor se i kanë ndihmuar kurse në mënyrë plotësuese SPB-Shkup është duke e vërtetuar mënyrën e arratisjes si dhe ndihmën eventuale nga jashtë.” – tha Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.
Ndërkaq nga LSDM-ja kanë kërkuar përgjigje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, siç thonë për dyshimet rreth rolit të tij në arratisjen e Gruevskit.
“Cili ka qenë qëllimi i vizitës së Mickovskit në Budapest dhe Beograd në gjysmën e dytë të tetorit të këtij viti? A kanë lidhje këto vizita me përgatitjen për arratisje të Nikola Gruevskit? Me cilin është takuar ai gjatë vizitave në Budapest dhe Beograd dhe çka ka dakorduar? A thua bashkë me Gruevskin është bërë plani i arratisjes? –deklaron Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.
Nga opozita thonë se përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit qëndron tek qeveria, duke kërkuar dorëheqje të Kryeministrit Zaev dhe Ministrit të brendshëm Spasovski.
“Përgjegjësia për lëvzijen, për metodat dhe për mënyrën e arratisjes së Nikola Gruevskit është tek qeveria. Tek krimineli i falur Zoran Zaev dhe ministri I tij përgjegjës për terror dhe përndjekje Oliver Spasovski. Me këtë rast dhe me menaxhimin e përndjekjes politike Zaevi dhe Spasovski prekën fundin. Të dytë duhet të japin dorëheqje të parevokueshme për shkak të mosfunksionimit të institucioneve në Maqedoni” –thonë nga VMRO-ja.
Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë është duke grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria. Sic u than ë konferencën e shtypit në Qeveri, pas kësaj dokumentacioni do të përkthehet në gjuhën hungareze dhe do ti dorëzohet institucioneve relevante në Hungari.