Arratisja e Mijallkovit, Pendarovski: Qytetarët kërkojnë përgjegjësi penale dhe morale

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski ka reaguar pas arratisjes së ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov, transmeton Alsat. I pari i shtetit fton të gjithë institucionet që të marrin masat e nevojshme për të zbatuar vendimin e Gjykatës për ndalimin e tij.

Marketing

“Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë krimin dhe korrupsionin e lartë”, tha Pendarovski.

Presidenti pret që institucionet kompetente të kryejnë hetim sa më shpejt të jetë e mundur për të sqaruar plotësisht rastin dhe nëse konstatohen lëshime nga institucionet kompetente, të merret përgjegjësi.

“Qytetarët kërkojnë përgjegjësi si penale ashtu edhe morale. Lufta për sundimin e ligjit do të thotë që kushdo që ka gabuar para ligjit do të ndëshkohet, tha presidenti Pendarovski.