Arrest me burg për të miturin që dyshohet se vrau 14 vjeçarin në Tiranë

Mario Përlleshi, i mituri i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, është lënë në burg ditën e sotme.

Marketing

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet Përlleshi, i cili mbeti i plagosur pas sherrit të ndodhur ditën e hënë, më 18 nëntor.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest në burg”.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës rikualifikoi akuzën ndaj 15-vjeçarit, Përlleshaj.

Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”.

Marketing