Arrestimet e SPAK, Rama: Ata që kanë duar të pista po fshihen, politika po ripërtërihet

Kryeministri Edi Rama duke folur në aktivitetin “Deputeti që Duam”, ka prekur ndër të tjera edhe arrestimet e fundit në SPAK, edhe pse nuk përmendi emra.

Marketing

Gjatë fjalës së tij Rama tha se sot politika shqiptare është në një moment delikat, ku një pjesë ka degraduar, pranndaj ata që janë me duar të psita po fshihen, për t’i hapur rrugën ripërtëritjes

“Duart e pastra bëjnë një punë, të pistat një gjë tjetër, të treguarat bëjnë një gjë, të fshehtat një gjë tjetër. Kështu që kërkon shumë forcë, shumë fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar, sepse politika në Shqipëri sot është në një moment degradimi, pasi është njëkohësisht një moment riformësimi. Është si një trup që ka kaluar një fazë të caktuar dhe tani po fillon të riformësohet pasi ka një pjesë të vetën shumë të degraduar, dhe ka një shtysë të brendshme për të ripërtërirë. PS ka detyrën për të shtyrë këtë ripërtëritje. PS është partia më e vjetër dhe më e re në Shqipëri, kjo është arsyeja pse PS ka fituar, dhe do fitojë prapë. Të jesh një forcë me histori nuk është dobësi, është kapacitet shumë i rëndësishëm, që t’i mund t’i vësh në dispoziobn vendit. Por kur një forcë me histori e shkuara dominin, dhe e ardhmja shihet me sytë e të shkuarës, atëherë kjo forcë është e vjetëruar. Ndërsa kur një forcë me histori është e ardhmja që dominon vështrimin, dhe e shkuara shihet me sytë e të ardhmes, atëherë kjo është një forcë sa e vjetër aq edhe e re. Përpjekja për ta kthyer këtë në një mënyrë të jetuar dhe mënyrë të bashkëpunuari me Shqipërinë është një domosdoshmëri. Kam një lajm të mirë, tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar. Shqipëria sot është në tryezë duke negociuar për integrimin në BE. Për mua java e kaluar ka qenë momenti më historik qëkur kam ardhur në detyrë. Moment historik për të treguar se çfarë na është dashur për të hequr nga shpina si ngarkesë nga momentet e së shkuarës, për të treguar se ne jemi një forcë që mund të garantojë të ardhmen”, tha Rama.

Kujtojmë që vetëm dy ditët e fundit Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ekzekutuar dy urdhërarreste të SPAK, një ditë më parë u arrestua ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ndërsa sot Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Marketing