‘Arrestimi i të miturit’, Çulev paralajmëron hetim të rastit

Për ngjarjet në lagjen Kisella Vodë të Shkupit rreth arrestimit të të miturit është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili thotë se ngjarja është evidentuar nga ana e Sektorit për Kontroll të Brendshëm dhe do të analizohet nëse policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

Marketing

“Rasti konkret është evidentuar dhe po ndërmerren masa për konstatimin e ligjshmërisë së veprimit të zyrtarëve policorë, ndërkaq pas kontrolleve gjatë ditës së nesërme opinioni do të njoftohet plotësisht. Sektori i Kontrollit të Brendshëm edhe në të ardhmen do të ndërmarrë masa përkatëse për pastrimin e të gjitha rasteve në të cilat ekziston dyshim se veprimi i zyrtarëve policorë është në kundërshtim me ligjin”, shkruajti Çulev në Facebook.

Marketing