“Mbrëmë në ora 20:30 në stacionin e autobusëve në Gjevgjeli, nga ana e ekipit të patrullimit nga Stacioni Policor për kalim të kufirit dhe mbikëqyrje të kufirit “Bogorodica”, janë gjetur gashtë shtetas të Iranit dhe katër qytetarë të Indisë” njoftojnë nga MPB-ja.
Gjithashtu nga MPB-ja thonë se emigrantët ilegalisht kanë hyrë në Maqedoni nga Serbia. Ata janë dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.