Arrestohen 10 nga 29 të dyshuarit e FETO-s në misionet e MPJ turke në Evropë

Prokuroia e Ankarasë në Turqi njoftoi se janë arrestuar 10 nga 29 të dyshuarit e kërkuar në kuadër të hetimit kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO në misionet e Ministrisë së Jashtme turke në Evropë.
Si rezultat i punimeve të analizës së përmbajtjeve të shkrimeve të bëra nga programi ByLock i përdorur nga FETO, ekipet kundër krimeve financiare në Drejtorinë e policisë së Ankarasë përcaktuan se një punonjës në detyrë aktive i Ministrisë së Jashtme ka përdorur programin në fjalë.

Marketing

Në kuadër të shqyrtimeve ekipet thelluan hetimet dhe si rezultat përcaktuan grupin “Marketing” në ByLock të formuar nga E.Ş. “drejtuesi i fshehtë” i organizatës FETO për Ministrinë e Jashtme.

Pas ndarjes së informacioneve me zyrtarët e Ministrisë së Jashtme u përcaktuan një nga një edhe identitetet e anëtarëve të tjerë të FETO-s në grup.

Në mesin e të dyshuarve të identifikuar u përcaktua se ndodheshin persona që më parë kanë kryer detyra në misionet e Ministrisë së Jashtme në ambasadat e Rijadit, Berlinit dhe Parisit, persona që punojnë në ambasadat në Evropë si dhe nga ata që më pas kanë vazhduar detyrat në Ankara.

Në mesin e këtyre personave të dyshuar është përcaktuar edhe një person me dy shtetësi (turke dhe gjermane) që ka patur kontakte me të gjithë personat tjerë brenda grupit dhe që jeton në Gjermani. Mendohet se personi në fjalë është përgjegjës i organizatës për Evropën.

Ekipet e financave kanë vazhduar punimet për rreth 4 muaj në mënyrë të koordinuar me Ministrinë e Jashtme dhe këto punime janë mbajtur të fshehta në çdo fazë të tyre.

Prokuroria e Ankarasë pas informacionit për ardhjen në Ankara të 3 të dyshuarve me detyrë në ambasadat e Rijadit, Berlinit dhe Parisit lëshoi urdhër arreste ndaj 29 personave.

Ekipet filluan operacionet në orët e para të mëngjesit në qytetet Ankara, Stamboll dhe Bursa duke arrestuar 10 persona nga të cilët 5 prej tyre në detyrë aktive në pozicione si sekretarë, kryenëpunës duke përfshirë edhe 3 punonjësit e ambasadës me detyrë jashtë vendit.

Të dyshuarit pas arrestimit kaluan nën kontrollin shëndetësor dhe u dërguan në Drejtorinë e policisë së Ankarasë për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave.