Më 22/23.03.2025, në rajonet e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria gjithsej 17 persona, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 387 të Kodit Penal, pra për mosrespektimin e vendimit të Qeverisë për shtatë ditë zie.
Në rajonin e Shkupit, është arrestuar një person i mitur, si dhe një menaxher i një objekti hotelierik. Në rajonin e Prilepit, janë arrestuar 12 persona, nga të cilët njëri është i mitur. Në Kërçovë është arrestuar një person – pronar i një objekti hotelierik, ndërsa në Kumanovë janë arrestuar dy persona – një menaxher dhe një drejtues i një objekti hotelierik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.