Arrestohen 17 punonjës të doganës

Në një aksion policor, në regjionin Strumicës dhe Gjevgjelisë, janë arrestuar 17 punonjës të doganës. Të arrestuarit ishin të sistemuar në vendkalimet Novo Sello dhe Dojran. Aksioni ishte me kërkesë të Prokurorisë Speciale për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë. Sipas burimeve të Alsat, numri i personave të arrestuar mund të rritet, pasi që të gjithë të arrestuarit kanë keqpërdorë detyrën.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme pritet që nesër të dalë me detaje më të hollësishme./Alsat.

Marketing