Arrestohen 26 kërcimtare të cilat kanë punuar në një objekt hotelerik në Tetovë

Gjatë një kontrolli policor nga SPB Tetovë, mbrëmë në periudhën prej 22:30 deri 02:00, në objektin hotelerik përgjatë autostradës së rrugës së vjetër Tetovë- Shkup janë hasur 26 persona të gjinisë femërore të cilat kanë punuar si kërcimtare.

Marketing

Siç ka njoftuar MPB, ata janë arrestuar. Dy prej tyre janë shtetase të RMV-së, ndërsa 24 shtetase të huaja, pesë nga Rusia, shtatë nga Ukraina, shtatë nga Shqipëria, tre nga Serbia dhe nga një nga Moldavia dhe Bosnje e Hercegovina. Pronari i objektit M.A (68) është ftuar në stacion të policisë në Tetovë, theksohet në kumtesë.

“Në objekt hotelerik në f. Zherovjanë të Tetovës është arrestuar S.A (25) nga Presheva- R. e Serbisë për shkak të qëndrimit të parregulluar në RMV dhe në objekt hotelerik në fshatin Sedllarcë e Epërme të Tetovës janë arrestuar Gj.K (28) dhe R.O (22) nga Shqipëria për shkak të qëndrimit të parregulluar”, theksohet në komunikatë.