Sektori i punëve të brendshme Shkup, sot ka arrestuar 3 persona me dyshimin se kanë shkaktuar zjarrin i cili shpërtheu mëngjesin e sotëm në orë 05:28 në fshatin Strahojadica të Shkupit pas çka është djegur barë i thatë dhe mal me shkurre.
Siç informojnë nga MPB, zyrtarët policorë në vendin ku ka shpërthyer zjarri kanë gjetur 2 vetura dhe persona të ciët janë munduar të arratisen por janë ndaluar. Në afërsi janë gjetur edhe kabllo të shkrira.
Nga MPB thonë se personat janë arrestuar dhe se po punohet në zbardhjen e rastit, ndërsa zjarri është lokalizuar nga ana e nënpunësve policorë.