Gjatë natës së kaluar në gjithë shtetin orën policore nuk e kanë respektuar 39 persona, me çrrastë janë arrestuar 30 prej tyre, ndërsa për të tjerët do të ngritët procedure adekuate. Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse nga ana e MPB-së janë regjistruar 81 shkelje.
Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 210 personave u është shqiptuar vendimi për izolim, derisa vetëm 7 persona kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë, janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vet-izolim dhe është konstatuar vetëm një shkelje e kësaj mase