Arrestohen 4 persona në Tetovë, organizuan bixhoz të paligjshëm

Policia ka arrestuar 4 persona në Tetovë pasi të njëjtit dyshohet se në mënyrë të paligjshme kanë organizuar bixhoz.

Marketing

Tek njëri prej të arrestuarve, policia ka gjetur një thikë.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (02-prill) rreth orës 23:00, në një objekt hotelierik në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat B.H. (43) nga Tetova, pronar i objektit, F.B. (53) nga Haraçina e Shkupit dhe A.R. (56) nga Hasanbegu i Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “bixhoz” e dënueshme në bazë të nenit 398 të Kodit Penal. Të tre janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për ta do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Në të njëjtin objekt, gjatë kontrollit të kryer ndaj B.A. (34) nga Çairi i Shkupit, i është gjetur një thikë dhe kundër tij do të përgatitet kallëzim përkatës në bazë të nenit 80 të Ligjit për armë”, thonë nga SPB-Tetovë.