Pesë zyrtarë policorë në vendkalimin kufitar mes M.Veriore dhe Greqisë “Bogorodica” janë arrestuar për mitmarrje.
Sipas të dhënave policore, tek ata kontrolli i brendshëm ka gjetur 822 euro si dhe sasi alkooli.
Gjatë ditës pritet që policët e arrestuar t’i dorëzohen Prokurorisë për procedim të mëtutjeshëm.