Katër shtetas të Maqedonisë kanë rënë në pranga të policisë së Serbisë për prerje dhe vjedhje të pyjeve në rajonin e Preshevës, informon INA.
Të ndaluarit janë:
A.I (1979)
B.I (1980)
L.M (1996)
Sh.I (1988)
A.M (1971)
Ata u kapën gjatë një aksioni të përbashkët të policisë së stacionit të Preshevës dhe xhandarmerisë.
Ata dyshohen se kanë kryer një vepër penale të vjedhjes së pyjeve, përjell portali presheva. Sipas njoftimit të policisë, personat e ndaluar u kapën në flagrancë derisa po prenin pyjet në pronësi të “Pyjeve të Serbisë” në afërsi të fshatit kufitar Miratoc të Preshevës. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy traktorë dhe dy motorë për prerje të drunjve. Sipas urdhrit të prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit u arrestuan deri në 48 orë dhe do të dërgohen në prokurori me një kallëzim penal.