Një person nga Kumanovë dhe një nga Manastiri, për cilët ishte lëshuar urdhër arresti, janë arrestuar dje në aeroportin e Shkupit.
Sipas policisë, dje rreth orës 15:30 gjatë kontrollit në “Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit”, është konstatuar se M.M. (30) nga Kumanova është në listën e të kërkuarve me masën “arresto”.
Gjatë kontrollit gjithashtu është konstatuar se edhe personi M.D. (24) nga Manastiri është në listën me masën “arresto”.