Arrestohen dy persona në Gostivar, ja për çka akuzohen

Ministria e Brendshme në billtenin e saj ditorë njofton se policia e rajonit të Gostivari gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona nga Dobërdolli i Gostivarit.

Marketing

Ata dyshohen për vjedhje të rëndë në një objekt ndihmës në pronë private.

“Me datë 10.09.2022, në ora 13:25 në fshatin Dobërdoll, Gostivar, zyrtarë policorë nga S.P. Gostivar kanë ndaluar E.A.(26) nga fshati Dobërdoll. Ai dyshon se së bashku me E.F.(21) nga i njëjti fshat, i cili po ashtu është privuar nga liria, rreth orës 17:30, kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt ndihmës në pronë private në fshat, gjatë së cilës ata morën disa sende”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.