Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona, të cilët kanë qenë në listën të cilët duhet të arrestohen.
Personi i parë Z.J (23) nga fshati Sllupçan i Kumanovës është arrestuar në orën 06:40 në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportave.
“Gjatë kontrollimit të pasaportës, është konstatuar se personi Z.J (23) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, gjendet në “stop listë” për vuajtjen e dënimit me burg. Ai është arrestuar dhe është dorëzuar policisë në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme”, thonë nga policia.
Ndërsa personi i dytë është arrestuar Aerportin Ndërkombëtar “Shkupi”, gjithashtu gjatë kontrollit të pasaportave.
“Rreth orës 11:45 minuta, në vendkalimin kufitar në Aeroportin e Shkupit është konstatuar se S.Xh nga Haraçina gjendet në listën me masë “Arrest”. Ai është arrestuar dhe i është dorëzuar policisë për procedurë të mëtejme”, thonë nga policia.