Arrestohen dy persona në Prishtinë për mashtrim ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast mashtrimi ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur me 8 prill rreth orës 21:00 në Prishtinë, ndërsa arrestimi i dy të dyshuarve është bërë dy ditë më vonë.

“Dy të dyshuarit kanë mashtruar viktimën, shtetas i Maqedonisë së Veriut, duke ia marrë një sasi të konsiderueshme parash,” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit nga ana e hetuesve policorë, me vendim të prokurorit të rastit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.