Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informojnë se dje në ora 18:10 minuta në Gostivar, efektivët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat A.H. (47) dhe A.Sh. (46) të dy nga Shkupi, të cilët më parë kishin qenë të raportuan se kanë kryer vjedhje nëpër shitore të Gostivarit. Gjatë privimit nga liria tek ata janë konfiskuar më tepër produkte të ndryshme, të cilat buronin nga vjedhjet e raportuara.
Dy qytetarët nga Shkupi, të cilët dyshohet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në zonën e Gostivarit, janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar
dhe do të përgatiten parashtresat adekuate.