Arrestohen një serb e një maqedonas në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Maqedonisë Veriore dhe tjetri shtetas i Serbisë, nën dyshimin se gjatë muajit të kaluar kanë kryer vjedhje në Fushë Kosovë.

Marketing

Gjithashtu bëhet e ditur se janë kryer edhe dy bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, pajisje të modifikuara të cilat shërbejnë për hapjen dhe ndezjen e veturave, rroba të cilat dyshohet se i ka përdorur i dyshuari, një veturë me targa të huaja dhe 270 euro.

Rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë & vjedhje e veturës.
Njoftimi i plotë:

Rr. Fazli Grajçevci, Fushë Kosovë 06.06 – 28.07.2022 – NN. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Maqedonisë Veriore dhe tjetri shtetas i Serbisë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje. Gjithashtu janë kryer edhe dy bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, pajisje të modifikuara të cilat shërbejnë për hapjen dhe ndezjen e veturave, rroba të cilat dyshohet se i ka përdorur i dyshuari, një veturë me targa të huaja dhe dyqind e shtatëdhjetë € . Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.