Pesë persona janë arrestuar pasi në një prej tre automjeteve të kontrolluara është gjetur një pistoletë.
SPB Shkup dje rreth orës 16:00 ndërmori masa dhe aktivitete në hapësirën për parkim në qendrën tregtare në Shkup.Është kryer kontroll në tre automjete “Mercedes”, “Pançia delta” dhe “Golf” në të cilat janë zënë pesë persona O.B.(34), Sh.A (36), F.L. (26), E.I.(24) dhe N.I.(22).
Nga kontrolli i kryer në njërën nga automjetet është gjetur pistoletë e markës TT me kal.7,62 mm. Personat janë privuar nga liria dhe janë arrestuar në Stacionin policor Karposh.
SPB Shkup ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.