Arrestohen shqiptarët në Spanjë, vodhën shtëpinë e yllit të Barcelonës

Policia katalanase ka vënë në pranga një grup kriminal të cilët kishin kryer më shumë se 30 vjedhje ndërtesash në Barcelonë, përfshi dhe shtëpinë e yllit të futbollit Luis Suarez.

Marketing

Tetë prej tyre janë shqiptarë, thotë El Pais, dhe ishin pjesë e një grupi që rekrutonin patriotët e tyre duke i strehuar dhe në këmbim u kërkonin të vidhnin shtëpi. Agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor, dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit dhe për këtë përdornin makina të vjedhura, ose ecnin në këmbë për orë të tëra, e prisnin në pyll momentin e duhur, thotë El Pais.

Sipas policisë, grupi i kapur konsiderohen hajdutë të specializuar pasi merrnin masa paraprakisht dhe zgjidhnin me kujdes “prenë” e tyre.

Në janar të këtij viti ata vodhën shtëpinë e futbollistit të Barcelonës Luis Suarez, duke hyrë në vilën e tij në Castelldefels, pa e ditur në fakt se ajo ishte shtëpia e futbollistit, thotë El Pais, duke vjedhur një sasi bizhuterish me vlerë.

Marketing